Telenews

26 komuna dorëzojnë padi ndaj MAShT-it dhe MSh-së

26 komuna do të dorëzojnë padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se dy ministritë ndaj të cilave do të dorëzojnë padi, i kanë dëmtuar komunat në vlerë prej 35 milionë euro.

“Shkas për këtë padi është bërë kontrata kolektive e nënshkruar më parë, vlera e dëmeve tejkalon shumën e 35 milionë eurove, synimi është të kthehen në komunat e Kosovës. Do të dorëzojmë padi ndaj këtyre ministrive”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi theksoi se kjo shumë ishte dedikuar për investime kapitale në komunat e Kosovës.

Përvec 26 komunave të cilat kanë dorëzuar sot padi, Ibrahimi është shprehur se pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe disa komuna të tjera.

Të ngajshme

Dyshohet për një vetëvrasje në Pejë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 mars

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një person, i bëri për spital dy policë

Blearta