Telenews

26-vjeçarja në Fier mbyt babanë me tel dhe e kallëzon në polici si aksidentale, u ndihmua nga e ëma

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases Emanilda Rama 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, Anesti Rama 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë, shkruan TopChannel.

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

KushtrimGuraj

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

KushtrimGuraj