Telenews

26 vjet nga masakra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vetë jetës

26-vjet-nga-masakra-e-mejes,-abdixhiku:-cmimi-i-lirise-se-kosoves-ka-qene-cmim-i-vete-jetes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakrën e Mejës në shënimin e 26-vjetorit të saj.

Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, Abdixhiku ndërlidhi që të dy ngjarjet, dhe tha se Kosova vazhdon të thërrasë për drejtësi dhe zbardhje të fatit të 1617 qytetarëve të zhdukur në luftën e fundit.

“Më 27 prill 1999, Kosova përjetoi një nga plagët më të rënda në historinë e saj, Masakrën e Mejës. Në atë ditë të rëndë, 376 civil shqiptarë, u morën mizorisht nga jeta nga forcat policore e ushtarake serbe, në një akt barbar që ka lënë dhimbje të pashuar në shoqërinë tonë. Aparati shtetëror serb organizoi izolimin e mbi 15 fshatrave, duke grumbulluar dhe ekzekutuar djemtë e burrat tanë para syve të familjarëve të tyre, në një pamje që as koha nuk do të mund ta fshijë nga kujtesa jonë. Dhimbja e të gjitha atyre familjeve është dhe dhimbje e jona; por mbi të gjitha është rikujtim i vuajtjeve të popullit të Kosovës për lirinë e sotme. Sot, gjithandej Kosovës japim nderimet e tona për civilët e vrarë e dëshmorët e rënë. Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vet jetës – sikurse i 376 civilëve të Mejës”, ka shkruar Abdixhiku.

“Sot, kemi dhe një detyrim shtesë. Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, vazhdojmë të thërrasim për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1617 qytetarëve tanë të pagjetur. Kosova s’mund të ecë përpara pa gjetjen e qetësisë për familjarët e të pagjeturve. Lavdi përjetësisht dëshmorëve të Masakrës së Mejës dhe të gjithë të rënëve gjithandej Kosovës!”

The post 26 vjet nga masakra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vetë jetës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Kërkimi për fëmijën e humbur në Gjilan, angazhohen dronët dhe FSK-ja

Valjeta Turkaj

Humb jetën nxënësja e shkollës “Hasan Prishtina”

Valjeta Turkaj

Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi nga Bosnja filmoi krimin

Valjeta Turkaj