Telenews

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Masakra e Studimes ndodhi më 2 maj 1999, sipas dëshmitarëve forcat serbe vranë 116 civilë të cilët u pushkatuan brenda dy orëve, kryesisht burra dhe djem të paarmatosur. Viktimat ishin banorë të zonës që po përpiqeshin të largoheshin drejt Shqipërisë.

Kjo ngjarje është dokumentuar nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe është konsideruar si krim lufte. Pas përfundimit të luftës dhe ndërhyrjes së NATO në Kosovë, masakra e Studimes u bë pjesë e hetimeve për krimet e kryera gjatë konfliktit.

Sot do të mbahet një akademi përkujtimore në nderim të viktimave të Masakra e Studimes, një prej ngjarjeve më të rënda të luftës në Kosovë. Të pranishëm do të jenë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Të ngajshme

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Valjeta Turkaj