Telenews

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Janë mbushur 27 vjet nga masakra që ndodhi në tregun e Mitrovicës, ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Në këtë ditë, më 13 mars 1999, forcat serbe sulmuan me minahedhës, kurse tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë të tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

Të ngajshme

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Valjeta Turkaj

DW: Serbia rrit armatimin me sisteme nga Kina, Vuçiq përshkallëzon retorikën rajonale

Valjeta Turkaj

Ushtari francez vritet në një sulm me dron ndaj një baze në Irak, Macron reagon menjëherë

Valjeta Turkaj