Ferdonije Qerkezi ka humbur familjen e saj gjatë Luftës së Kosovës, bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.
Për 27 vjet, dhimbja dhe mungesa e tyre kanë mbetur pjesë e çdo dite të saj.
Sot, ajo ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, me rastin e 27-vjetorit të vdekjes së tyre.
“27 vite nuk ka lulëzu pranverë për mu! 27- marsi shpirtin ma ka përvëlu! Nuk e paskam dijtë sa forcë e durim kam! Halim, Armend dhe Ardian mos i mbyllsha sytë derisa t’ju shoh përkrah të mirëve Edmond e Artan! #27vitepaju”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.
Ferdonije Qerkezi ka kthyer shtëpinë e saj në një muze përkujtimor për viktimat e luftës. Ky vend është bërë simbol i dhembjes dhe i qëndresës, duke ruajtur kujtimin e të dashurve të humbur dhe duke mbajtur gjallë historinë e dhimbshme të komunitetit.

