Telenews

28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin

gjendja-dy-minatore-te-trepces-pesojne-lendime-ne-vendin-e-punes,-kjo-eshte-gjendja-e-tyre

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se e ka suspenduar nga puna një punëtor.

Arsye e këtij vendimi sipas ndërmarrjes është mungesa e shpeshtë personit me inicialet F.A në punë.

“Bazuar në raportet zyrtare, i njëjti ka munguar mbi 28 ditë pune. Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 148, datë 08.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore: ndërprerje e marrëdhënies së punës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë verifikimit është konstatuar se:

• 10 ditë mungesë pa asnjë skenim hyrje/dalje, ndërkohë që meditjet janë ekzekutuar për pagesë

• 18 ditë me skenim vetëm në hyrje, pa skenim daljeje, me dyshim se ka lënë vendin e punës dhe nuk është kthyer

• 7 ditë mungesë në punë, për të cilat meditja është arsyetuar”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Zvicra shpallë ditë zie në kujtim të viktimave të Crans-Montana

Erzana Fazliu

Qytetarit i grabitet çanta me mijëra euro në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Vdes një grua në Rahovec

Valjeta Turkaj