Telenews

28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivim të drogës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Erol Marku, Alban Maloku, Ertan Daçiq dhe Milazim Voci, lidhur me kultivimin e 2059 bimëve të llojit kanabis sativa, si dhe të 32 kilogramëve substanca të tjera të narkotikëve

Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, raporton “Betim për Drejtësi

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Uygur u dënua për veprën penale “blerje, posedim, prodhim, shpërndarje, dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjetësh si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.

Po ashtu, edhe i akuzuari Ramadani u dënua për veprën e njëjtë penale sikur Uyugur me kohëzgjatje prej pesë vjetësh, si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.

Ndërsa, i akuzuari Mishevski u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej katër vjetësh si dhe dënim me gjobë me 8 mijë euro.

Ndryshe, i akuzuari Marku u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej tri vjetësh, si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro.

Po ashtu, edhe i akuzuari Maloku u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej tri vjetësh, si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro.

Tutje edhe i akuzuari Daçiq u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,me burgim në kohëzgjatje prej tri vjetësh, si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro.

Kurse i akuzuari Voci u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjetësh si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.

Tutje gjykatësi Isamili, tha se në rastet nëse të akuzuarit e lartcekur nuk e paguajnë dënimin me gjobë, ky dënim do t’iu kompensohet me dënim me burgu, duke iu llogaritur për një ditë në burg, me nga njëzet euro.

Të gjithë të dënuarve do t’iu llogariten koha e paraburgimit dhe e arrestit shtëpiak në kuadër të dënimit me burg.

Gjykatësi theksoi se të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimeve si dhe arresti shtëpiak dhe nën masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Po ashtu, sipas aktgjykimit, obligohen të akuzuarit Uygur, Ramadani, Mishevski, Marku, Maloku, Daçiq dhe Voci të gjithë të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale, brenda afatit ligjor.

Ndërsa në emër të paushallit gjyqësor obligohen që secili veç e veç t’i paguajnë shumën me nga 200 euro, si dhe për fondin për mbrojtjen e viktimave, të akuzuarit secili veç e veç obligohet t’i paguajnë me nga 100 euro, brenda afatit ligjor.

Ndryshe, për të akuzuarit Ramadani, Mishevski, Marku dhe Daçiq, iu shqiptohet edhe dënim plotësues.

“Urdhërohet dëbimi i të akuzuarave të lartcekur nga territori i Republikës së Kosovës, dhe secilit veç e veç iu ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, me kohëzgjatje prej tre viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në dispozitivin e këtij aktgjykimi “, tha gjykatësi Ismaili

Po ashtu, gjykata sipas aktgjykimit ka konfiskuar në mënyrë të përhershme 2059 bimë narkotike që ishin mbjellë, 50 aparate stabilizuese të rrymës, 154 neodrita për ngrohje, dy rezervarë të ujit me kapacitet prej 450 litra, tri thithëse elektrike.

Tutje dhe 11 ventilatorë për ajrosjen e bimëve narkotike, dy peshore, ventilatorë-gypa që shërbenin për ajrosjen e laboratorit, katër klima për ngrohjen e bimëve narkotike,

Si dhe pesë aparate për stabilizimin e temperaturave të llampave, 38 thasë, 280 vazo të zbrazëta, 8 palë gërshërë, një sharrë dorë, rrjetet elektrike me pajisje përcjellëse siç janë: prizma, gypa plastike ngjyrë të verdhë,

Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, gjykatësi Ismaili urdhëroi Policinë e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë, që sendet e sekuestruara t’i shkatërrojë sipas procedurave ligjore në fuqi.

Tutje sipas aktgjykimit të Gjykatës,  janë rikthyer sendet sekuestruara në mënyrë të përkohshme edhe tri vetura të tipit BMW, Opel, Ford.

Gjithashtu, gjykatësi theksoi se të pandehurit Voci i rikthehet në pronësi mulliri “Voci 1”, në fshatin Shirokë, Komuna Suharekë.

Gjykatësi shtoi se kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë Gjykatës së Apelit, përmes kësaj Gjykate, brenda afatit ligjor.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Erol Marku, Alban Maloku, Ertan Daçiq dhe Milazim Voci të cilët akuzohen për krim të organizuar, me pretendimin se që nga koha e pacaktuar e deri më 16 shkurt 2022, duke vepruar si grup i organizuar, nën udhëheqjen e Fethi Uygur, kanë kultivuar hashash në laboratorin brenda objektit Mulliri “Voci 1”, në fshatin Shirokë, Komuna Suharekë.

Prokuroria ngarkon 7 të akuzuarit me veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me “Blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”./BetimipërDrejtësi

source

Të ngajshme

Presidenca shfaq gabimin e Gërvallës, “akuzon” Qeverinë se me veprimet e tyre s’po e ndihmojnë Kosovën

Sot përfundon regjistrimi i popullsisë, këto komuna me kërkesë për zgjatje të afatit

Donat Hashani

Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush

Donat Hashani