Telenews

300 vjet nga themelimi i Xhamisë së Burojës (VIDEO)

Xhamia e Burojës shënoi 300 vjetorin e themelimit.

Në ceremoninë e organizuar të enjten, erdhën shumë mysafirë, përfshirë edhe të parin e Bashkësia Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Ky kujtoi rëndësinë e madhe që kishte kjo faltore për tre shekuj për rajonin e Drenicës.

“Xhamia e Burojës fal pirësve të saj ka luajtur një rol të për te mirën e përgjithshme dhe popullatën e kësaj ane. Në këtë rast kujtojmë me dinjitet personalitete që u angazhuan në këtë xhami duke qenë pikë referimi për vendet tjera. Xhamia e Burojës është ndër vendet e para që paralajmëroi lirin e vendit tonë”, tha Tërnava.

E përveç fjalimeve, pati edhe ndarje të mirënjohjeve për kontributin e dhënë në këtë objekt fetar, e të cilat i ndau kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

Fadil Idrizi që është imam aktual, dhe i 18-ti në vargun e drejtuesve të xhamisë, kujtoi se ky objekt fetar kishte shërbyer si një vend tejet i rëndësishëm edhe për çlirimin e vendit.

“Xhamia e Burojës ka pasur shumë dimensione përveç asaj fetare ka dhënë një kontribut të madh edhe atdhetar. Hoxha e kësaj xhamie ka qenë edhe ushtar dhe më 1992 në këtë vend kanë ardh 48 kallashnikov, 5 pushkë përsëritëse. Në atë kohë këtë armatim e kanë vendosur në 7 arkivole ku i kanë vendos në dysheme nën pllaka dhe aty i lanë deri në vitin 1997 në kohë të ardhjes së UCK-së, dhe në vitin 1999 është bombardua”, tha imami Idrizi.

Xhamia ishte granatuar  gjatë luftës, andaj është dashur të rindërtohet.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 korrik

Erzana Fazliu

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Valjeta Turkaj

Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

Valjeta Turkaj