Telenews

34-shi i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka takohet me ushtarët zviceranë që shërbejnë në Kosovë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, ka njoftuar se është takuar me disa ushtarë zviceranë të cilët shërbejnë në Kosovë.

Ai ka thënë se “falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre, Kosova ka pasur gjithmonë mbështetjen e duhur në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët”.

“Sot pata kënaqësinë të takoj disa nga ushtarakët zviceranë ‘Swisscoy’, të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit tonë. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre, Kosova ka pasur gjithmonë mbështetjen e duhur në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

Të ngajshme

27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte

Donat Hashani

NIS-i serb në listën e zezë të Amerikës, reagon Vuçiq

Donat Hashani

Pas rikthimit të sotëm në punë, rreshterit Idriz Gashi i vazhdohet masa e suspendimit dhe reagon avokati i tij

Donat Hashani