Telenews

35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të paraqitur aplikimet e tyre zyrtare për të garuar në Eurovision 2026.

Pesë nga këto vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, e cila do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026. Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026.

Ky shpallje nga EBU vjen si një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët tashmë mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë.

Të ngajshme

“E kam vërejtur që është ftohur” – Edi flet hapur për raportin me Dolcen

Valjeta Turkaj

“Prezenca ime ua ka bërë më të bukur jetën disa njerëzve” – A po e “thumbon” Besi-Xhensilën?

Valjeta Turkaj

Benita rrëfen prapaskenat e produksionit, ‘Vëllait të Madh’ i ndërpren fjalën

KushtrimGuraj