Telenews

354 rekrutë fillojnë trajnimin për t’u bërë ushtarë të FSK-së

354 rekrutë kanë filluar trajnimin intensiv të Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Sipas një postimi nga ana e FSK-së, ky trajnim është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të të rinjve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ofruar njohuri dhe aftësi të nevojshme për t’u bërë ushtarë të aftë dhe të përkushtuar.

Gjatë këtij trajnimi, rekrutët do të trajnohen dhe përgatiten për t’u bërë ushtarë të FSK-së, ku ushtrimet përfshijnë zhvillimin e aftësive fizike, njohuritë bazë ushtarake dhe disiplinën, për t’u përgatitur për sfidat e mëtejshme që i presin në karrierën e tyre ushtarake.

“Kjo është faza e fundit e testimit para se ata të jenë pjesë e FSK-së, rekrutëve të rinj iu dëshirojmë sukses në misionin e tyre të shenjtë dhe detyrat që i presin në të ardhmen, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

AIP kërkon nga KQZ dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve

KushtrimGuraj

Në gjendje të dehur dëmtoi qëllimisht me traktor objektin e “TV Syri”, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

KushtrimGuraj

Ky është linku ku mund të shikoni pjesëmarrjen në votime në tri orare dhe rezultatet preliminare

KushtrimGuraj