Telenews

48 orëshi i targave dhe Brukseli, Hilli takohet me Vuçiqin

Pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel, ku palët nuk arritën të gjejnë një marrëveshje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë afatin e gjobitjes për targat ilegale për 48 orë, gjë të cilën kryeministri i Kosovës e ka pranuar.

Ndërkaq sot, ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christofer Hill, do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga zyra e presidentit serb, takimi pritet të fillojë në ora 10:30, në Pallatin e Serbisë.

Para takimit me ambasadorin amerikan, Vuçiq do të ketë takime edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto.

Më pas ministrat italianë pritet të udhëtojnë në Kosovë ku do të priten nga zyrtarë të lartë shtetëror.

Të ngajshme

Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi

Erzana Fazliu

Kurti për çmimet e barnave: Disa do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira

Erzana Fazliu

KEDS-i: Disa vende kanë mbetur pa rrymë, sepse ka konsum rekord

Donat Hashani