Telenews

5 vjet më parë u votua në Kuvend për formimin e Ushtrisë së Kosovës

 

 

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018 miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”./Telenews/

Të ngajshme

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Erzana Fazliu

Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Erzana Fazliu

Deputetja e LDK-së: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Erzana Fazliu