Telenews

50 Cent-i mbështet Trumpin, vendos në sfond fotografinë e tij gjatë koncertit

Aktualisht është bërë trend hiti i 50 Cent-it “Many Men”, në të cilën ai repovat duke thënë “Shumë burra dëshirojnë të vdes”.

Kjo është për faktin se ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një aktiviteti të shtunën në mbrëmje u bë një tentativë për vrasje, transmeton Indeksonline.

Menjëherë pas njoftimit të sulmit, reperi dhe mbështetësi i Trumpit, 50 Cent, deklaroi:

“E di ndjesinë, të gjithë jemi në telashe tani!”, shkroi ai në Instagram, duke iu referuar atentatit ndaj tij në vitin 2000, ku u qëllua nëntë herë.

Ai ndau edhe një fotografi që tregon Trumpin menjëherë pas tentativës për vrasje.

I rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret dhe i mbuluar me gjak, ai formon grushtin, ndërsa në sfond ishte kënga “Shumë burra”

 

 

 

Të ngajshme

Vazhdon protesta, as sot s’ka transport publik në Prishtinë

Erzana Fazliu

Ngjarje ditore

Erzana Fazliu

Hamza, qytetarëve: Më jepni një mundësi që të dëshmojë se ka udhëheqës që respektojnë fjalën e dhënë

KushtrimGuraj