Telenews

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Sulmet ushtarake izraelite, të ndërmarra në të gjithë Rripin e Gazës, kanë lënë të vrarë të paktën 61 palestinezë brenda 24 orësh, bënë të ditur mjekët.

Njëmbëdhjetë muaj pas luftës, diplomacia nuk ka prodhuar sukses për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi që do t’i jepte fund konfliktit dhe do ta mundësonte lirimin e pengjeve izraelite dhe të huaja që mbahen në Gazë, si dhe të shumë palestinezëve të burgosur në Izrael.

Në një sulm ajror izraelit në kompleksin e shkollës Halima al-Sa’diyya, e cila shërben si strehë për të zhvendosurit, la të vrarë të paktën tetë persona dhe të plagosur 15 të tjerë, thanë mjekët.

Në ushtrinë izraelite thanë se sulmi pati në shënjestër një qendër komanduese të Hamasit, përbrenda kompleksit. Pesë persona të tjerë u vranë në sulmin mbi një shtëpi në qytetin e Gazës.

Të ngajshme

Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkatar të zhdukur

KushtrimGuraj

“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë në Hagë” – Rama për ish-krerët e UÇK: Kërkesë mizore për 45 vjet burg

KushtrimGuraj

Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?

Rrezarta Ramaj