Sot shënohen 65 vjet nga momenti historik kur Yuri Gagarin u bë njeriu i parë që fluturoi në hapësirë më 12 prill 1961, me anijen kozmike Vostok 1.
Në moshën 27-vjeçare, Gagarin realizoi një orbitë rreth Tokës dhe u kthye shëndoshë e mirë, duke hyrë në histori si pionier i epokës së eksplorimit hapësinor.
Më vonë, ai humbi jetën tragjikisht në vitin 1968 gjatë një fluturimi stërvitor me avion luftarak. Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 12 prillin si Ditën Botërore të Fluturimit të Njeriut në Hapësirë.

