Trumpët janë bashkuar për t’i thënë lamtumirë Ivanës. Donaldit dhe Melanias i janë bashkuar Ivanka, Eric dhe Don Jr në funeralin e gruas së tij të parë që është mbajtur në New York – një javë pasi ajo ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare
Familja është bashkuar më shtëpinë e tyre në Frank Campbell derisa funerali është mbajtur në kishën e St Vencent Ferrer të Lexingtonit.
Donald Trump Jr ishte prej të parëve që arriti për funeralin me të fejuarën e tij, Kimberly Guilfoyle.
Shërbimet e funeralit u bën sipas traditave katolike dhe u ruajtën afër nga agjentët e shërbimeve sekrete dhe oficerët e policisë së New Yorkut.
Në ftesë u përshkrua fjalë “festë për jetën” për pasaniken e njohur 73 vjeçare.
Ivana Trump u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Upper East Side javën e kaluar.
Pasanikja bukuroshe mahniti New Yorkun për dekada dhe në funeralin e saj kishte një sërë vajzash që kishin veshur taka në kujtim të saj.
Kishte të ardhur në këtë varrim nga Palm Beach dhe nga Europa si dhe shumë njerëz që e njihnin Ivankan në Manhattan.
Donaldi dje pati një homazh të përzemërt për Ivanan. “Ajo ishte e jashtëzakonshme. E bukura brenda dhe jashtë. Ne e filluam tërë këtë, jetën tonë së bashku me një marrëdhënie kaq të mrekullueshme”, tha ai. /GazetaExpress/