Telenews

“8 deputetë të koalicionit qeverisës duan t’i bashkohen LDK-së”, Kusari: S’kam informatë, as indikacion

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari thotë se s’ka informatë dhe se s’ka parë indikacion se deputetë të koalicionit qeveritar duan t’i bashkohen grupit parlamentar të LDK-së.

Kusari tha se në grupit parlamentar të LVV-së s’ka pasur “kurrfarë indicie” për largim.

Jo nuk e kam as informatë, as indikacion… Te grupi ynë paralamentar nuk ka pasur kurrfarë indicie të deputetëve që mund të largohen”, tha ajo.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha të mërkurën në mbrëmje se 8 deputetë të mazhorancës kanë shprehur interes t’i bashkohen kësaj partie.

“Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në grupin parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Ai tha se Qeveria mund të bie “në vjeshtën e vonshme” dhe se “ka pasur lëvizje brenda koalicionit qeverisës”, pasi tha se “ka pakënaqësi mes deputetëve”.

Të ngajshme

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Testohet bateria e “Volkswagen”-it ID.3, rezultatet janë të pabesueshme

Yllka Gashi