Telenews

80-vjeçari humb jetën mes flakëve në Gramsh

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari, rreth 80 vjeç ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas këtë paradite.

Zjarri më pas doli jashtë kontrolli dhe u përhap masivisht në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Si pasojë e asfiksimit, i moshuari humbi jetën.

Aktualisht, vijon beteja me flakët në disa fshatra të Gramshit.

Të ngajshme

Hyseni thotë se lufta e UÇK-së ishte pankombëtare, pjesë ishin të gjithë shqiptarët (VIDEO)

Donat Hashani

Një person në Lipjan arrestohet për zjarrvënie

Donat Hashani

Erdogan dhe Zelensky diskutojnë për paqen: Turqia e gatshme të presë samit për t’i dhënë fund konfliktit

Donat Hashani