Telenews

“90 për qind e zyrtarëve policorë kërkojnë të hyjnë në greva”

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka folur për gjendjen aktuale që mbretëron brenda njërit prej institucioneve më të rëndësishme në vend.
Ai ka thënë se fatkeqësisht kjo gjendje nuk është në momentin më të mirë, pasi pakënaqësia te zyrtarët policorë është e madhe.

Madje, ai në një prononcim për lajmi.net, pohoi se 90% e tyre janë të gatshëm të hyjnë në greva.

Shkak janë kushtet minimale të punës, me transportin si njërin prej tyre. Gjithashtu, Zeqiri vlerësoi se largimi i 40 zyrtarëve policorë, respektivisht heqja dorë e tyre nga uniforma, duhet të jetë alarmante.

“Ka pakënaqësi të shumta që i thonë çdo ditë, për shumë çështje”, deklaroi ndër tjerash ai. Për më tepër, ndiqeni paraqitjen e tij.

Të ngajshme

Hasani: Afro 1 milion protestues në Beograd – situata mund të eskalojë

Donat Hashani

LDK në Gjilan sot mban konferencë për media

Donat Hashani

Temperaturat sot mund t’ju duken të pabesueshme, por ndryshojnë shpejt

Donat Hashani