Telenews

Kryetari i Zubin Potokut: Na kritikoi ambasadori amerikan, na tha jeni ngut

Kryetari i komunës së Zubin Potokut nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri ka treguar se çka është biseduar sot gjatë takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Zeqiri tha se ambasadori amerikan në takim i ka “qortuar” duke iu thënë se janë ngutur me veprimet e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ishte shqetësimi i ambasadorit amerikan dhe drejtorit të zyrës së BE-së  këtu dhe përfaqësues së PE. Ishte shqetësimi i ambasadorit në situatën e tërësishme në komunat në veri.

Tutje ai tha se i është sugjeruar që të mos shkojë sot në zyrë.

“Jo, unë sot meqenëse iu përgjigja ftesës së ambasadorit, zgjodha të takoj ambasadorin amerikan”, ka thënë ai.

“Na ka sugjeruar dhe paraprakisht na ka qortuar pak se mos jeni ngut“, tha ai në T7.

I pyetur se a do të dal nesër në punë, ai tha se do të shkojë në punë por varet nga rrethanat nëse do të mund të shkojë në objekt të komunës.

“Nëse ka tensione, do te dalim këtu ku jemi, kemi dhe një zyre këtu“, tha ai.

Sot, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier mbajti takim urgjent me kryetarwt e komunave veriore, konkretisht atij të Zveçanit, Ilir Peci dhe Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Të ngajshme

Kapet sasi e madhe e heroinës në Kapshticë, një i arrestuar

Valjeta Turkaj

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandēs dhe Shtabit të Përgjithshëm në Amerikë

Valjeta Turkaj

E rëndë në Belgjikë: Nënë e bijë nga Ukraina gjenden të vrara e të djegura – babai në frontin e luftës

Valjeta Turkaj