Telenews

Osmani në takim me ndërkombëtarët: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq duan destabilizim

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar të martën me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Shërbimit të Jashtëm, Charles Fries, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark.

Ata diskutuan për situatën në veri, ndërsa Zyra e Presidencës njoftoi se nga ky takim, Osmani i ka dënuar sulmet e strukturave ilegale në veri kundër Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

Në komunikatën e Presidencës u tha se Osmani i ka quajtur këto grupe banda kriminale, që qëllim kanë destabilizimin e Kosovës dhe tërë rajonit. Bandat, sipas presidentes, janë të nxitura nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Prokurori: Gjykata ta dënoj Thaçin me 6 vjet burgim, Smakajn, Fazliun dhe Kilajn me nga 3 vjet

Yllka Gashi

ZPS: Thaçi udhëzoi që Zyrapi të mos fliste shumë në dëshminë e tij

Yllka Gashi

Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

Yllka Gashi