Telenews

Policia arreston tre personat që dogjën flamurin serb në Graçanicë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për djegien e flamurit serb në Graçanicë.

Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se hetimi i saj ka rezultuar me identifikimin e tre personave të dyshuar

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ndaj personave të dyshuar:

E.B, mashkull, 22 vjeç,

Sh.V. mashkull, 22 vjeç dhe

E.G, mashkull, 31 vjeç,

është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

Të ngajshme

Hamza: Zëri i diasporës ka vlerë për ne dhe ndikim për Kosovën

Erzana Fazliu

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu