Telenews

Atiq kërkon auditimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimin e komunës të cilën e udhëheqë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Atiq përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar ZKA-së.

“Sot kam kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022” ka shkruar ai.

Atiq një ditë më parë ka njoftuar se i është drejtuar edhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë për të filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të kësaj komune.

Ai po ashtu ka kërkuar që të marrë informacione për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton

Të ngajshme

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate, njëra ndër arsyet edhe mos regjistrimi i bizneseve

Valjeta Turkaj

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, Rutte: Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve

Valjeta Turkaj

Trump “vesh” kostumin e Supermanit, e quan veten “Simbol i shpresës”

Valjeta Turkaj