Telenews

Pas Haradinaj, edhe Hoti kërkon largimin e Qeverisë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sanksioneve që i vendosi SHBA-ja Kosovës duke kërkuar largimin e Qeverisë Kurti.

Hoti tha se një moskoordim i politikës së Kosovës me Amerikën është politikë antishtetërore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Moskoordinimi i politikës tonë shtetërore me Amerikën është politikë antishtetërore. Një qeveri që sillet kështu duhet larguar menjëherë. Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë.”, shkroi Hoti në Facebook.

Tutje ish-kryeministri tha se kjo ishte arsyeja qe LDK-ja e ka rrëzuar një qeveri siç e quan ai, antiamerikane.

“Po e shihni vetë. Kjo ka qenë arsyeja që ne si LDK e kemi rrëzuar një qeveri antiamerikane në fund të marsit 2020. E pësuam politikisht në zgjedhje, por e ruajtëm Kosovën.”, përfundoi ai.

Të ngajshme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Teheran pas shpërthimeve në Isfahan

Valjeta Turkaj

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Valjeta Turkaj

Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

Valjeta Turkaj