Telenews

Secili më i suksesshëm se tjetri, njihuni me historinë e gjashtë vëllezërve “Doktorë të Shkencave”

Gjashtë vëllezër nga familja Rexha të fshatit Barilevë të Prishtinës, janë të shkolluar deri në nivelet më të larta në lëmi të ndryshme.

Pavarësisht pengesava gjatë shkollimit, ata nuk kanë hequr dorë nga dëshira për tu shkolluar dhe ndjekur ëndrrat e tyre.

Edhe pse cilësohen të suksesshëm pa dallime, ata e veçojnë njërin vëlla, Nexhmi Rexhën i cili ka studiuar në disa vende të botës dhe që sipas tyre është shembull ekzakt për ta dhe jo vetëm, shkruan Telenews.al

Ani pse gjatë realizimit të intervistës, ai nuk ishte i pranishëm me pesë vëllezërit, ata nuk i kursyen lëvdatat për të.

“Profesori Nexhmi është dhe mbetët një shembull që vështirë mund ta ndjekim dhe vështirë mund ta arrijmë. Ka doktoruar jashtëzakonisht i ri në Universitetin e Zagrebit, pastaj ka vazhuar karrierën akademike në Amerikë e Australi, ka ligjeruar në Singapor në Japoni, punimet e tij shkencore mbeten ende sot të cituara në familjen tonë”, thonë vëllezërit e Nexhmiut.

Ata tashmë janë mjaftë të zotët në profesionet e tyre dhe mbajnë pozita të larta, qoftë në arsim apo edhe institucione të tjera të Kosovës.

Historia e këtyre vëllezërve duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja të cilët kanë dëshirë shkollimin, arsimimin dhe kontributin për vendin. /Telenews.al/

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj