Telenews

Gazetari i RTV21 sulmohet fizikisht, goditet në bark nga protestuesit serbë në Zveçan

Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.

Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

“AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna”, vijon njoftimi.

Të ngajshme

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Blearta

Marrëveshja ushtarake Shqipëri-SHBA miratohet me 74 vota

Blearta

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

Blearta