Telenews

Kosova nën sanksionet e SHBA-së, Kurti: Jam i brengosur, por jo i frikësuar – po përpiqemi fort të gjejmë rrugëdalje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i brengosur, por jo  i frikësuar pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Kosovës, që përcollën zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti në Bratislavë ka thënë mesazhi i SHBA-së ishte i fortë dhe se po përpiqen që të gjejnë rrugëdalje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ju pyetët a jeni i frikësuar, apo i brengosur. Jam i brengosur gati gjithë kohën, po nuk frikësohem. Sepse prapë është përshkrim i punës që të mos frikësohem, por të brengosem. SHBA-ja ka përçuar një mesazh të fuqishëm, po përpiqemi fort që të gjejmë rrugëdalje, dhe rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por një hekurudhë. Dy shina, dy binarë së pari të dalim nga kriza në veri, që do të thotë sundim i së drejtës: turma ose kthehet në Serbi, ose burgoset në Kosovë dhe pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dh normalizojmë situatën.

Binari i dytë është zbatimi i shpejtë i pakushtëzuar i marrëveshjes që jemi dakorduar”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj