Telenews

Kancelari austriak: Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën, dhuna e papranueshme

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.

Nehammer tha se palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës.

“Kur jemi tek kjo situatë. Institucionet kosovare nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën. Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet. Dhuna është çdoherë e papranueshme”, tha ai në adresimin para mediave në prag të nisjes së Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi.

Kancelari austriak theksoi Serbia është një vend shumë i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

“Ka ndikim të madh në de-eskalimin e konflikteve. Por, për të de-eskaluar duhen dy vende. Duhet edhe Kosova”, tha shefi i qeverisë austriake.

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj