Telenews

Hoti i drejtohet pushtetarëve: “Zoti na ruajtë, këta nuk e dinë çfarë bëjnë”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vet Kryeministri Kurti kohë më parë kishte deklaruar se ambasadori amerikan e kishte informuar lidhur me zhvillimet në veri që ai vetë nuk i kishte ditur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ndërsa tani, siç thotë Hoti, ata po replikojnë në sikron me Sekretarin Blinken, “se ai është naiv e nuk është i informuar për veriun”.

“Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, shkruan mes tjerash Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.

Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.

Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë.

Të ngajshme

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

1.5 tonë drogë fshiheshin mes thasëve të orizit, policia zbulon ngarkesën rekord në Hamburg

Yllka Gashi

Shitja e Leaos po bëhet realitet, detajet e kontratës

Yllka Gashi