Telenews

Presidentja hungareze: Mund të kërcënohet siguria e Evropës, në rrezik jo vetëm Kosova, por dhe Bosnja

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur këtë të enjte homologen hungareze, ku pjesë e diskutimeve dypalëshe ishin tensionet në Kosovë. Katalin Novak ka deklaruar që përveçse Kosovës, vëmendje e shtuar duhet treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, si vende që mund ta kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Evropë.

Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, kërkon që vëmendja të mos përqendrohet vetëm tek lufta në Ukrainë, por edhe tek Ballkanit Perëndimor.

Ajo deklaron se përveçse Kosovës, vëmendje e shtuar duhet treguar edhe në Bosnjë Hercegovinë, pasi mund të kërcënojnë sigurinë në rajon dhe Evropë.

“Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje si në Kosovë. Nëse e lejojmë këtë ne mund të jemi në një konflikt ushtarak,” tha ai.

Këtë deklaratë, e para e shtetit të Hungarisë e dha në pritjen që iu bë nga presidenti Bajram Begaj në Tiranë. Ky i fundit, ndërsa vlerësoi gatishmërinë e NATO-s dhe trupave të KFOR-it, kërkoi që Kosova dhe Serbia të veprojnë me maturi, raporton Ora News.

“Në këtë moment nevojitet shtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe ti shërbet zgjidhjes së problemit e të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për arritjen e marrëveshjes së dakordësuar,” tha ai.

Tema të tjera që u diskutuan në takim ishte integrimi euroatlantik, bashkëpunimi ekonomik apo emigrimi ilegal. Presidentja hungareze nuk nguroi të tregonte mbështetjen për Shqipërinë në integrimin në BE, teksa tha se vendi ynë është në rrugën e duhur.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj