Telenews

Ish-kryetari serb i Leposaviqit: Hetemi të largohet nga komuna – qëndrimet tona përshtaten me opozitën e Quint-in

Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, ka thënë se populli atje është i vendosur të qëndrojë duke protestuar deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Todiq tha se kërkesa e tyre është që kryetari i ri i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, të largohet nga objekti i komunës.

“Kërkesa jonë është që zotëri Hetemi të largohet nga objekti bashkë me bashkëpunëtorë, ta lëshojnë ndërtesën forcat e policisë. Atëherë jeta do të zhvillohej normalisht. Tash jeta është paralizuar”, tha Todiq para gazetarëve.

Tutje, pavarësisht se 30 të KFOR-it janë lënduar nga protestuesit serbë, ku tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri, Todiq tha se “nuk ka dhunë këtu, nuk e di prej nga vjen dhuna”.

“Unë po ju pyes juve, pse Policia e Kosovës e ka përdorë dhunën dhe me dhunë e  ka sjellë Hetemin këtu. Pse s’po e pyesni Albin Kurtin pse nuk e ka dëgjuar këshillën e ambasadorit Hovenier dhe ambasadorëve të QUINT-it”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ish kryetari i Leposaviqit tha se qëndrimet e tyre po përshtaten me qëndrimet e Quint-it dhe partive opozitare në vend.

“Edhe partitë parlamentare që janë në opozitë gjithashtu i ndajnë qëndrimet me ne. Kjo situatë nuk dërgon askund”, tha ai.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj