Telenews

Gërvalla debaton me Musliu-Shoshin: Deklarata juaj për shpalljen e pavarësisë dëshmon papjekuri

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka debatuar ashpër me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Për deklaratën e kësaj të fundit në lidhje me shpalljen e pavarësisë, kryediplomatja tha se dëshmohet papjekuria politike.

Ndërkaq, deputetja e opozitës tha se Gërvalla është turp se si nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje që nga fillimi i mandatit të saj.

Gjatë debatit parlamentar për situatën në veri, ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla ka replikuar për deklaratën e Musliu-Shoshit, e cila gjatë ditës deklaroi se Kosova nuk ka pasur të drejtë ta shpall pavarësinë.

“Deklarimi juaj, po e citoj që ‘Kosova nuk ka pasur të drejtë të shpall pavarësinë’, dëshmon jo vetëm papjekurinë tuaj totale politike, por shtron edhe pyetjen e asaj se a keni dëgjuar ndonjëherë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka konfirmuar për të gjithë botën që Kosova ka pasur të drejtë të shpall pavarësinë e saj dhe që pavarësia e Republikës së Kosovës është një akt legjitim”, deklaroi Gërvalla.

Për këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e cila i tha krye diplomates që është ‘marre’ që nuk ka siguruar asnjë njohje gjatë mandatit të saj.

Replikat kanë vazhduar edhe më tej, ku zëvendëskryeministrja e ka pyetur deputeten për deklaratën për shpalljen e pavarësisë se a është qëndrim individual apo i partisë.

Deputetja Musliu-Shoshi ka kërkuar nga ajo që të kërkojë falje, meqë sipas saj, në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ministri Ivica Daçiq e ka falënderuar Donika Gërvallën.

Deputetët po vazhdojnë të diskutojnë për situatën në veri të Kosovës.

Të ngajshme

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Donat Hashani

Osmani sot pret në takim këtë diplomate të huaj me shumë ndikim

Donat Hashani

Kurti dhe Vitia sot marrin pjesë në këtë aktivitet me shumë rëndësi

Donat Hashani