Telenews

Lushtaku thotë se familja e tij është e gatshme të flijohet për vendin, “karshi armikut”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, në fjalimine tij në Kuvend ka thënë se familja e tij është e gatshme të japë kontribut pëpr vendin, kundër armikut.

Në fjalimin e tij, ai gjithashtu i është drejtuar qeverisë me kritikë, duke i thënë se po të gjendeshin ata në opozitë në këtë situatë të tanishme në veri, do të bënin politikë.

“Pa modesti e them, kurdo dhe kudo që kërkohet kontributi për vendin karshi armikut, ne jemi të gatshëm në çdo formë e deri në flijim, dhe këtë e kemi dëshmuar jo vetëm me fjalë por edhe me pushkë e me gjak.

Ndërsa sot në këto rrethana, në një shtet të pavarur e demokratik, ne si Parti Demokratike e Kosovës nuk kemi bërë fare politikë siç do të bënit ju po të ishit në opozitë” ka thënë Lushtaku.

Ai shtoi se kryeministri i ka ikur përgjegjësisë për të raportuar dhe debatuar me popullin.

Të ngajshme

Ministri Maqedonci mohon se FSK e ka humbur një dron, përkundrazi thotë diçka tjetër

Donat Hashani

U kërkua për vrasje në Gjermani, ky është 27-vjeçari shqiptar që u arrestua në Kosovë (FOTO)

Donat Hashani

Këto janë zhvillimet kryesore për sot

Donat Hashani