Telenews

Tonet kërcënuese të ministrit serb: E kemi ushtrinë në gjendje gatishmërie, serbët e Kosovës të gatshëm të japin jetën

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, me ç’rast nuk e ka humbur mundësinë të tregohet edhe kërcënues.

Ai tha se “askush nuk duhet ta testojë gatishmërinë ushtarake të Serbisë”.

“Serbët e Kosovës janë të gatshëm t’i shkojnë kësaj deri në fund; e madje edhe nëse çmimi është vetë jeta e tyre”, ka shtuar, Millosh Vuçeviq.

Teksa jepte këto deklarata në televizionin i cili është nën kontrollin qeveritar serb, “TV Pink”, pretendoi se “Kurti dëshiron konflikt të Serbisë me NATO-n” në mënyrë që “të vazhdojë okupimin e veriut”.

Sa i përket pritshmërive të shtensionimit të situatës ditëve në vijim, ministri serb thotë se janë në pritje të emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe se pas takimeve me këta dy të fundit do të mund të thonë diçka më shumë.

Por, ai për një gjë shprehet: “Nuk besoj se Kurti do të jetë i gatshëm të tërheqë ose zvogëlojë numrin e policisë dhe forcave speciale në veri”.

Të ngajshme

Miftaraj: Sipas ZRRE-së shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tyre

Donat Hashani

Dy të vdekur nga një aksident në Astrazup janë edhe të afërt mes vete

Donat Hashani

Momenti kur policia gjermane neutralizon të dyshuarin kosovar për therjen e mësueses në Essen

Valjeta Turkaj