Telenews

Vela: Të denja protestat kundër Vuçiqit, e jo të tijat

Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, e ka ndarë një pamje nga protestat në Serbi kundër presidentit të atjeshëm, Aleksandër Vuçiq.

Vela i quajti këto protesta të denja dhe paqësore, dhe jo si ato të Vuçiqit.

“Më vijnë ndjesi të Maidanit nga Beogradi”, ka shkruar Vela në Twitter.

“Kështu duket protesta në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e PPS-së. Paqësore dhe të denja”.

“Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është garanci për paqe dhe stabilitet në rajon”.

 

 

Të ngajshme

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Rrezarta Ramaj

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj

Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Rrezarta Ramaj