Telenews

Vuçiq: Jam gati të vdes, nuk e lë Serbinë në dorë të ‘llumit’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se më parë zgjedh të vdesë, sesa ta lë Serbinë “në dorë të llumit”.

Ai deklaroi në një takim me lidershipin e ngushtë të partisë se do t’i shpallë zgjedhjet, pasi “është ngopur nga mashtrimet.

“Unë jam gati të vdes, më mirë se ta lë Serbinë në dorë të llumit. Do t’i shpall të gjitha zgjedhjet. Jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam fare frikë. Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë ai shkruan gazeta “Dnevni Avaz” e Sarajevës.

Vuçiqi ka vendosur në gjendje të lartë gatishmërie ushtrinë serbe, qëkur nisën tensionet në veriun e Kosovës (26 maj).

Të ngajshme

Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

Valjeta Turkaj

Aktgjykimi për rastin “Banjska” shpallet më 24 prill

Valjeta Turkaj

Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari për grabitje, sillet në Kosovë

Valjeta Turkaj