Telenews

Luiz Ejlli thyen rekorde me këngën e fundit

Fituesi i “Big Brother VIP” 2, Luiz Ejlli, tashmë po përballet me një tjetër sukses me këngën më të fundit “Përjetësisht”, e cila theu rekorde sapo u publikua.

Kjo këngë zë një pozicion të rëndësishëm edhe në renditjen që është bërë për trendet muzikore në të gjithë botën, ku ka arritur të rrëmbejë vendin e 13-të.

Këngëtari më i përfolur i momentit është në një listë me disa nga artistët më të famshëm në të gjithë botën. Sipas renditjes kënga është rritur me 16 vende, falë shikueshmërisë së lartë që ka pasur.

Ka kaluar vetëm një ditë dhe tashmë “Përjetësisht” numëron mbi 1.7 milionë klikime në YouTube.

Kënga e Luizit ishte krijuar me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të ngajshme

Elvana Gjata reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Mos e shkatërroni këtë vend –

KushtrimGuraj

Çiljeta jep mesazhin e fortë në kohën e protestave në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj