Telenews

“Mama”, 2 Ton lanson klipin e radhës nga këngët e albumit të ri

Reperi 2 Ton ka vazhduar me kompletimin nga ana vizuale të këngëve nga albumi i ri.

Për herë të parë në karrierë, Arton Avdyli ka realizuar album muzikor, të cilin e ka titulluar “Passion”.

Albumi përbëhet nga 12 këngë, ndërsa pjesë e atij projekti është edhe kënga “Mama”.

Vet 2 Ton është kujdesur për melodinë e kësaj kënge, si edhe e ka shkruar tekstin.

Unikbeatz është producent, ndërsa masterizimin e ka bërë Don Gima.

Të martën, reperi e ka publikuar videoklipin muzikor të këngës “Mama”, të cilin e ka realizuar Bug Production.

 

Të ngajshme

Tayna sjell këngën e radhës “Della” nga albumi i ri

KushtrimGuraj

Voziti në gjendje të dehur, Britney Spears pranon fajësinë – dënohet me një ditë burg

KushtrimGuraj

Ronela Hajati, Ermal Fejzullahu dhe 2Ton po vijnë me këngën “Lema”

Rrezarta Ramaj