Telenews

Protestë për Donjeta Pajazitajn në Deçan

Shoqëria civile do të mbajë sot një protestë në Deçan për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt.

“Shoqëria civile në Deçan organizon protestë me simbolikën e ndezjes së qirinjve në ndërgjegjësimin e institucioneve për zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitaj”, bëhet e ditur në faqen “Deçani” në Facebook.

Protesta do të mbahet sot në qendër të qytetit, nga ora 20:00.

Pasi Naser Pajazitaj, ishte dënuar për këtë vrasje, mirëpo më pas ishte liruar nga akuzat nga Gjykata Supreme e Kosovës e cila Pajazitajn e ka nxjerrë të njëjtin të pafajshëm, tashmë nuk ekziston asnjë i dyshuar për vrasjen e 24 vjeçares.

Donjeta Pajazitaj dyshohet se me 9 nëntor 2015, kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në punë dhe të njëjtën ditë ishte zhdukur, derisa trupi i saj ishte gjetur pas një muaji në bjeshkët e Strellcit. E vrarë me dy plumba në kokë.

Që nga fillimi i gjykimit në këtë rast, gjykatat kanë vendosur nëntë herë, nga katër herë gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit dhe një aktgjykim të Gjykatës Supreme.

Të ngajshme

Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

Blearta

Mateos i ndodh papritura në mbrëmjen e finales

Blearta

Gjyqi në Hagë, Qerkini thotë se provat janë në anën e mbrojtjes

Blearta