Telenews

Dreshaj: Policia nuk duhet të tërhiqet komplet nga veriu

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Policia e Kosovës nuk duhet të tërhiqet komplet nga veriu i vendit.

Sipas tij, tërheqja do duhej bërë nga ndërtesat komunale.

“Policia nuk guxon të tërhiqet komplet nga veriu, ndërsa policia mund të tërhiqet nga ndërtesat komunale të cilat janë të rrezikuara. Policia duhet të mbetet, nuk jam që të mbetet e gjithë njësia speciale, por rendi dhe ligji duhet të mbahen nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se në veri duhet të krijohen sa më parë kushtet për zgjedhje të reja.

“Duhet së pari të krijohen kushtet për zgjedhje të reje, të fillon jeta normale, edhe ata njerëz duhet të kenë jetë normale, nuk është jetë normale të dalin çdo ditë në protesta”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Lajm i mirë: 36-vjeçari që tentoi vetëvrasjen është me shenja jete

Rrezarta Ramaj

Asnjëri nga dy kandidatët nuk zgjedhen, Kuvendi rishpall konkursin për sekretar

Rrezarta Ramaj

Një 36-vjeçar dyshohet se u gjet pa shenja jete te varrezat Hebraike në Prishtinë

Rrezarta Ramaj