Telenews

Quni: Raporti i Kurtit me ShBA-në mund të jetë edhe personal

Deputeti i LDK-së, Anton Quni mendon se raporti i Kurtit me ShBA-në mund të jetë edhe personal.

Kështu të paktën u shpreh sot ai në një paraqitje televizive, duke thënë se kjo temë diskutohet shpeshherë.

Gjithsesi, ai hodhi dyshime nëse kjo mund të jetë ndonjë taktizim, por sipas tij, mund të ketë edhe diçka personale.

”Kjo është një ndër temat që më së shumti diskutohet, për të cilën është e vështirë me dhënë përgjigje. A janë të natyrës personale, apo është ndonjë lloj taktizimi”, ka thënë Quni në T7.

”Një situatë e paimagjinueshme, nuk është menduar se shteti do të udhëhiqet nga personalitete që nuk i marrin në konsideratë këshillat, vërejtjet, iniciativat e SHBA-ve”, vazhdoi ai.

Të ngajshme

Reali publikon listën për ndeshjen e La Ligas, rikthehet Asencio

Yllka Gashi

AKB dhe Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Yllka Gashi

Gazetarëve u kufizohet hapësira në Kuvend

Yllka Gashi