Telenews

Tahiri: Përmes Projektligjit për zgjedhje, vendi do të afrohet më shumë me diasporën

Kuvendi është duke shqyrtuar Projektligjin për zgjedhjet nacionale.

Abelard Tahiri, kryesues i Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore në shqyrtimin e parë të projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme ka thënë se ky është prej ligjeve më të rëndësishëm në vend.

Tahiri tha se nga 130 nene gjithsej, 92 janë rishkruar apo rihartuar tërësisht.

Tahiri këto deklarime i bëri në prezantimin e Projektligjit për reformën zgjedhore, pikë kjo e vetmja e rendit të ditës në këtë seancë parlamentare.

“Në projektligjin për zgjedhjet nacionale prej 130 neneve gjithsej, 92 janë rihartuar apo shkruar komplet, pjesa tjetër ka pësuar ndryshime. Projektligji përbëhet prej 21 kapitujve, derisa ka trajtuar rekomandimin e misionit të vëzhguesve të BE-së dhe faza e dytë rekomandimin e Grupeve Parlamentare. Nga BE-ja i kemi trajtuar 40 rekomandime që kanë të bëjnë me zgjedhjet nacionale”, tha ai.

Po ashtu në këtë reformë zgjedhore është shtuar numri i deputetëve që do të votohen për Kuvendin e Kosovës, nga 5 në 10 kandidatë.

Ai ka thënë se përmes këtij ligji, vendi do të afrohet edhe më shumë me diasporën, duke u mundësuar atyre mënyra më të lehta për të votuar.

“Para jush do të prezantoj një projektligj të ri që përbëhet nga 130 nene, 92 janë rihartuar, pjesa tjetër ka pasur intervenime. Përbëhet nga 21 kapituj. Janë inkorporuar rekomandimet e BE-së. Kemi marrë edhe rreth 50 rekomandime nga KQZ-ja. Kemi marrë edhe rekomandime nga grupet parlamentare. Për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të votojë në tri mënyra, në një prej tyre edhe fizikisht në ambasada diplomatike të vendit tonë. Ky është një hap i madh që e forcon edhe lidhjen tonë me diasporën”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Kosova e përfaqësuar me fusnotë në Tiranë, Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut: Gënjeshtër

Valjeta Turkaj

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Hagë duke kërkuar që qeveria holandeze të ndërmarrë veprime ndaj luftës në Gaza

Valjeta Turkaj

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit

Valjeta Turkaj