Telenews

Deputetja e PDK-së shfaqet në Kuvend me një bluzë me flamurin amerikan

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, është shfaqur në seancën e sotme të Kuvendit e veshur me një bluzë me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Express.

Veshja e saj ka marrë vëmendje pasi ditëve të fundit është nxitur një debat i madh rreth raporteve të Kosovës me SHBA-në, si rezultat i qortimit amerikan për Qeverinë Kurti pas veprimeve në veri të vendit.

Ndryshe, Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

“Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë Qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar.

Të ngajshme

Mediumi i njohur amerikan e parashikon Kosovën fituese kundër Turqisë

Blearta

“Sonte luhet për ëndrrën”, FFK me video finale para ndeshjes: Gjithçka është gati

Blearta

Në “Fadil Vokrri” vendoset ëndrra botërore stadiumi i renovuar nga Al Trade në qendër të historisë

Valjeta Turkaj