Telenews

2 Ton publikon videoklipin e këngës “Gotat nalt”

Reperi i njohur, 2 Ton së fundmi ka publikuar një album të ri muzikor, që është i pari në karrierë.

Por, krahas kësaj disa prej projekteve të përfshira në album, reperi po i realizon edhe me videoklip.

Kështu ka vepruar edhe me këngën me titullin “Gotat nalt”, të cilën sot (e premte) e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe melodia e projektit janë realizuar nga vet 2 Ton, ndërsa producent i këngës është Nego.
Puna për videoklipin iu besua ‘Bug Production’, teksa masterizimi nga Don Gima.

Ndërkohë, përveç kësaj reperi gjatë kësaj periudhe mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

 

Të ngajshme

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

KushtrimGuraj

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani

Yllka Gashi

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi