Telenews

Haradinaj: Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, kjo është thirrja ime e fundit për të

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit Albin Kurti dhe pavendosmërisë së presidentes Vjosa Osmani.

“Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot. Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Kurti e ka momentin e fundit që të kalojë në anën e duhur.

“Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës

Yllka Gashi

Kapet një automjet pa targa me mallra të dyshuara për kontrabandë

Yllka Gashi

ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë

Yllka Gashi