Telenews

Ministri i Kurtit niset ta takojë Lulzim Hetemin, KFOR-i e kthen prapa

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu të premten ka vizituar Leposaviqin. Pas përpjekjeve për ta vizituar në objekt komunal kryetarin Lulzim Hetemi, KFOR-i e ka anuluar këtë vizitë.

Këtë të premte në këtë komunë shkoi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Andaj për vizitën e tij te Lulzim Hetemi, siç mësoi T7, Njësia Speciale e nisi menjëherë planin.

E duket se tensionimi i mundshëm i situatës nga protestuesit që u mblodhën, ndikoi që të planifikohej kamuflimi i ministrit.

Koordinimi nisi menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it.

Planin se si do e dërgonin pa e kuptuar protestuesit, po e shikonte nga afër edhe vet ministri Aliu.

Pas saj, komandantit të KFOR-it iu deshën disa minuta të fliste me pjesëtarët tjerë të pozicionuar para objektit komunal.

Autoblindat u bën gati.

E krejt planin për vizitën e tij në komunën e Leposaviqit e anuloi komandanti i KFOR-i
Siç mëson televizioni, për shkak të ruajtës së qetësisë, zyrtarët kthyen ministrin prapa.

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Valjeta Turkaj