Telenews

Mehaj: Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për parakalimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me fëmijët nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”, ka thënë se “fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë”.

“Moti me shi nuk i pengoi aspak fëmijët në marshimin e tyre, si ushtarak të vërtetë, ata vazhduan deri në fund. Të gjithë na e dhanë një mesazh të qartë: Detyra, nderi, atdheu! Kjo është e gjitha, kjo është mbi të gjitha”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka thënë se frymëzimin atdhetar e kanë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që sipas tij, e kanë “mishëruar” me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë. Në këtë vend dje kanë qenë zot stërgjyshërit tanë, sot jemi ne, ndërsa nesër do të jenë këta fëmijë”, ka shtuar ministri i Mbrojtjes.

“Urime dita e çlirimit, Prishtinë!”, ka përfunduar ai.

Të ngajshme

BE-ja synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serbi

Valjeta Turkaj

Hetohet vdekja e dy personave – njërit në Prishtinë, tjetrit në Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

Rrezarta Ramaj