Telenews

Kurti e përkujton Allaqin, për vrasjen e të cilin njerëzit e VV’së e akuzonin Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në rastin e 25 vjetorit të zhdukjes së aktivistit politik, Behajdin Allaqi.

Për këtë rast, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje më parë e akuzonin Hashim Thaçin, ish-kryeministrin e Kosovës.

Allaqin e ka vlerësuar lartë Kurti për sakriicën e tij. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar edhe për biografinë e tij.

”U bë një çerekshekulli prej kur është zhdukur Behajdin Allaqi, aktivisti politik dhe luftëtari i lirisë! Teksa shënojmë ditët e çlirimit të qyteteve tona dhe të vetë Kosovës në qershor të vitit 1999, sot janë bërë 25 vite nga dita e 11 qershorit 1998, kur ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behajdin Allaqi u zhduk në rrethana të pasqaruara plotësisht. Që nga atëherë nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur me të, siç deri sot nuk është gjetur as trupi i tij”.

“Shok në angazhimin e tij politik me figura të njohura si Afrim Zhitia, Fadil Vata e Ukshin Hoti, Behajdin Allaqi ishte anëtarë i organizatës Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Si anëtarë i LPRK-së (LPK-së), Behajdini kishte marrë pjesë në mbledhjet dhe proceset e rëndësishme që themeluan dhe i dhanë formë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, Behajdini u arrestua më 1 gusht 1993 nga autoritetet jugosllave dhe pas një procesi gjyqësor, më 11 nëntor, bashkë me katër shokë u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren, me dy vjet e tre muaj burgosje, të cilat i vuajti në burgun e Dubravës”, ka shkruar ndër tjerash Kurti në Facebook.

“I diplomuar për filozofi dhe sociologji në Universitetin e Prishtinës, Behajdin Allaqi e vazhdoi punën e tij si profesor në gjimnazin e Prizrenit deri më 1998, kur ky themelues i UÇK-së edhe e veshi uniformën e kësaj ushtrie popullore. Në një periudhë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në ngritje dhe strukturim e sipër dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për profilin e tij prej aktivisti me mendim të mirëformuar politik dhe prej luftëtari idealist e patriotik, Behajdin Allaqin e zhdukën duke e lënë përherë në mbërje jetën e tij prej çlirimtari.   Në kujtim të veprës së lavdishme të heroit të lirisë së Kosovës, Behajdin Allaqit”, ka thënë Kurti për Allaqin

 

Të ngajshme

“ChatGPT drejt transformimit”, OpenAI synon ta kthejë në super aplikacion

Rrezarta Ramaj

Tifozët e Formula 1 u zemëruan me Kim Kardashian për arrogancën e saj: Ndalohet hyrja për njerëzit që nuk tregojnë respekt

Rrezarta Ramaj

Të rinjtë po shfaqin interes gjithnjë e më të madh për teknologjinë

Rrezarta Ramaj